Operohet me sukses Endrit Berisha

0
625

Të enjten në Qendrën Spitalore në Prizren, me sukses u operua, sulmuesi i ri i Lirisë, Endrit Berisha.

“Ka qenë një intervenim urologjik (i njohur me emrin bruhi) që ka kaluar me sukses sipas mjekëve’, ka thënë Endriti.
Ai, u vizitua sot ( e premte) nga bashkëlojtarët, që udhëhiqeshin nga trajneri Sinan Osmani e kapiteni, Robert Gjeraj, që në emër të klubit i uruan shërim të shpejtë.
Nga ana tij, Endriti falenderoi me këtë rast për vizitën, duke premtuar kthim sa më parë në stërvitje.
#shërimtëshpejtëEndrit

Leave a Reply