Oliver Giroud, “dhurata” e parë për Conten në janar

0
19

Fjalët e rënda të trajnerit Antonio Conte se skuadrës i duhen përforcime nuk kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi drejtuesit e klubit ziklatër kanë nisur menjëherë nga puna për merkaton e Janarit. Objektivi kryesor i Interit është sulmuesi i Chelsea-t, Olivier Giroud.

Kontrata e francezit me blutë e Londrës është pranë skadencës dhe largimi nga ekipi i drejtuar nga Frank Lampard është më se i mundshëm, kështu që transferimi në Milano duket shumë pranë.

33-vjeçari ka një page relativisht të lartë, rreth 8 milionë euro në Sezon, por për të kaluar nën urdhrat e Contes Giroud mundtë pranojë ulje, ndaj ka dhënë “ok” për të nisur tratativat për transferimin në Serine A që në muajin janar.

Leave a Reply