Neymar shpërthen me tregolësh, Argjentina sfidon lartësitë dhe përmbys Bolivinë

0
318

Brazili dhe Argjentina me pikë të plota pas raundit të dytë të ndeshjeve në eliminatoret e Botërorit. “Seleçao” fitoi me goleadë 2-4 në fushën e Perusë, ndërsa Argjentina triumfoi 1-2 në transfertë me Bolivinë.

Në takimin e zhvilluar në “Estadio Nacional de Lima” (Peru) spikati me tregolësh Neymar Junior, por duhet theksuar se pak para se të mbyllej koha e rregullt 2 lojtarë vendës u ndëshkuan më katonë të kuq për sjellje josportive. Carillo kaloi në epërsi Perunë që në minutuën e 5-të, ndërsa në fundit e fraksionit të parë barazoi Neymar me penallti. Thuajse çerek ore nga starti i të dytës Tapia i dha sërish avantazhin skuadrës vendase, më pas gjithçka foli për “Seleçaon”, teksa shënuan njëri pas tjetrit Richarlison e Neymar dy gola (të dytin personal në këtë sfidë sërish me 11-metërsh.)

Argjentina pati vështirësi në fillim të takimit ndaj Bolivisë, në një lartësi rreth 3500 metra mbi nivelin e detit. Moreno shënoi për vendësit në minutën e 24-t, por në fundin e pjesës së parë barazoi Lautaro Martinez me një gol karambol. 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt Correa realizoi golin e fitores për bardhekaltrit, me Messin që u aktkvizua titullar dhe qëndroi në fushë deri në fund.

Në ndeshjet e tjera Paraguai fitoi 0-1 ndaj Venezuelës, ndërsa Uruguai u mposht 4-2 në fushën e Ekuadorit. Përballje e fortë ajo mes Kilit dhe Kolumbisë, që u mbyll pa fitues, 2-2. Për kilianët realizuan Vidal me 11-m dhe Alexis Sanchez, ndërsa për miqtë shënuan në ekstremet e kohës Lema (6’) dhe Falcao (90+1’).

Leave a Reply