Newcastle insiston në transferimin e Dembeles

0
267

Futbollisti i Barcelonës ka rënë në radarin e ekipit anglez.

Ousmane Dembele ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën që i skadon në qershor të vitit 2022, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit e klubit prej kohësh kanë nisur bisedimet me futbollistin për të zgjatur kontratën, por një gjë e tillë duket e vështirë.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, skuadra e Newcastle United është duke insistuar në transferimin e Dembeles në afatin kalimtar të janarit.

Klubi anglez është i gatshëm t’i ofrojë futbollistit pagë të lartë, që të bind atë të kalojë në Premier Ligë.

Në anën tjetër trajneri i Barçës, Xavi Hernandez e dëshiron ta ketë akoma në ekipi 24-vjeçarin, por gjërat varen nga agjenti i futbollistit që thuhet se ka kërkuar largimin e klientit të tij.

Dembele sapo është rikthyer nga lëndimi dhe llogaritet si lojtar i rëndësishëm në formacionin e Xavit. 

Leave a Reply