Nesër i skadon kontrata me PSG-në, Cavani shumë afër Romës

0
527

Kur kanë mbetur edhe 24 orë nga skadimi i kontratës me PSG-në, Edinson Cavani me gjasë pritet të jetë lojtar i Romës, shkruan 04 Online.

Ëndërra në “Parku i Princave” për Cavanin duket se do të përfundojë nesër, pas shtatë viteve ai besohet se do të fillojë në aventurë në karrierën e tij prej futbollisti.

Mediet kanë raportuar se 33 vjeçari është duke negociuar me ekipin italian, Roma, por që nuk është bërë e ditur se cilat janë kushtet e ofruara.

Nënshkrimi i mundshëm i Cavanit me Romën, do të jetë një rikthim i tij në elitën e futbollit italian, pasi ai ka luajtur më herët edhe për Palermon e Napolin. Kalimi i tij në Romë pritet të jetë emocionues./04 Online

Leave a Reply