Ndërron jetë njeriu që shpiku gjuajtjen e penalltive në futboll

0
603

Yossi Dagan, njeriu që shpiku gjuajtjen e penalltive si një mënyrë më të drejtë për të zgjidhur ndeshjet që vendoseshin duke hedhur monedhën, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Ideja për gjuajtjen e penalltive u dha nga ai, pasi Bullgaria eliminoi Izraelin me anë të hedhjes së një monedhe, në Lojërat Olimpike verore të vitit 1968.

Yossi, një anëtar i Federatës Izraelite të Futbollit në atë kohë, propozoi idenë e gjuajtjes së penalltive, e cila iu dorëzua FIFA-s dhe kjo e fundit e miratoi në rregulloren e saj në vitin 1970.
Penalltitë e para në një kompeticion të rëndësishëm u gjuajtën në ndeshjen gjysmëfinale të “Ëatney Cup” mes Manchester Unitedit dhe Hull Cityt.

Leave a Reply