Ndërron jetë ish-futbollisti i Lirisë, Qamil Luli

0
78

Të shtunën në mesditë, në Helsinki, në moshë 64-tër vjeçare, ka ndërruar jetë Qamil Luli. I ndjeri ka qenë futbollistë i KF Liria, gjenerata e viteve 80-ta, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni, transmeton 04 Online.

“Viteve të fundit ka jetuar në Finland, ku dhe pas një sëmundje të shkurtër (hemoragji) ndërroi jetë.
Ai, do të mbetet në kujtesën e adhuruesve të KF Liria si një futbollistë cilësor, trajner e sportist i vyer.
Bordi i KF Liria, trajnerët e stafi shprehin ngushëllimet e thella për familjen Luli, me rastin e humbjes së jetës, të anëtarit të tyre.
Ndryshe, Qamil Luli është babai i Driton Lulit, aktualishtë trajner i kadetëve të KF Liria.

#prehunëpaqeQamil“, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply