Ndalimi i 8 shtetasve çek nga Policia e Kosovës, vijnë reagimet e para nga Çekia

0
61

Tetë shtetas të Republikës Çeke janë ndaluar nga Policia e Kosovës, pasi të njëjtëve u janë gjetur një dron dhe disa pankarta me mbishkrimet “Kosova është Serbi”, të cilat planifikonin ti shpalosnin gjatë ndeshjes Kosovë-Çeki në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Lidhur me ndalimin e tyre ka reaguar edhe ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Çekisë.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Robert Rehak, ka thënë se ambasada e Çekisë është në kontakt me personat e ndaluar nga Policia e Republikës së Kosovës, shkruan irozhlas.cz, tranmseton express.

Ai ka treguar se 6 meshkuj dhe dy femra janë ndaluar pasi po bartnin pankarta me mbishkrimet “Kosova është Serbi”.

Ai ka treguar se të gjithë janë liruar në mes të premtes dhe orëve të para të mëngjesit të së shtunës.

“Shtetasit çek janë intervistuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj, 40 kilometra larg Prishtinës. Pas intervistimit, rreth orës 2 të mëngjesit të së shtunës janë liruar. Ambasada është në kontakt me të ndaluarit, dhe janë duke shkuar për në Prishtinë”, ka thënë Robert Rehak.

Lidhur me këtë ka pasur reagime edhe nga Shoqata e Futbollit të Republikës së Çekisë.

“Mund të konfirmojmë që një grup prej tetë tifozësh u arrestuan nga policia afër Prishtinës. Ata gjithashtu zbuluan piroteknikë dhe thika”, tha Michal Jurman, zëdhënës i Shoqatës.Shoqatat kundërshton çdo sjellje të ngjashme të tifozëve që lidhin politikën me sportin. Situata aktualisht po trajtohet në bashkëpunim midis Policisë së Kosovës, Policisë çeke dhe Ambasadës së Republikës çeke.Sa i përket ndeshjes së sotme, masat e sigurisë do të forcohen kur hyjnë në ndeshje. Për shembull, tifozët nuk do të jenë në gjendje të marrin asgjë tjetër përveç flamurit çek në stadium”, thotë Jurman nga Shoqata e Futbollit të Republikës Çeke.

Leave a Reply