Ndahet nga jeta Papa Bouba Diop!

0
403

Futbolli është në zi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të Papa Bouba Diop.

Mesfushori  i njohur i cili aktivizohej edhe si qëndërmbrojtës ka vdekur në moshën 42-vjeçare nga një sëmundje të rëndë i cili e ka vuajtur prej kohësh. Diop u bë hero kombëtar pasi shënoi golin e fitores 1-0 ku Senegali i tij mundi Francën në Botërorin e 2002 në Japoni dhe Kore të Jugut.

Diop pati një karrierë të gjatë dhe të pasur futbollistike nga ku u aktivizua me shumë skuadra të njohura si, Lens, Portsmouth, Fulham, West Ham dhe Birningham. Diop u nda nga jeta në Paris të Francës, ndërkohë që gjatë karrierës së tij është aktivizuar në 63 takime me përfaqësuesen e Senegalit duke shënuar edhe 11 gola./SS

Leave a Reply