Natë “horror” për Ashley Cole, e lidhin dhe i grabisin vilën në Londër

0
74

Ish mbrojtësi i majtë anglez Ashley Cole ka rënë pre e dhunës dhe grabitjes në vilën e tij në periferi të Londrës, ndërsa burimet për mediat angleze kanë zbuluar se e gjithë ngjarja ka ndodhur më 21 janar të këtij viti.

Hajdutët ishin future në shtëpinë e Cole nga një portë e pasme rreth orës 21:45 dhe nuk e kishin parashikuar që ish mbrojtësi do të ishte aty, por kur e hasën përballë e sulmuan menjëherë duke e lidhur mbi një karrige.

Më pas u shpërndanë nëpër shtëpi duke grabitur bizhuteri me vlerë dhe sasi të vogla parash kesh, e më vonë u larguan pa lënë asnjë gjurmë, ndërsa ende edhe sot policia nuk ka arritur të identifikojë autorët.

“Ishte një eksperiencë e tmerrshme. Hajdutët, që mbanin veshur kostume kamuflazhi dhe maska, ishin profesionistë dhe e dinin saktësisht si të lëviznin dhe çfarë të bënin”, mësohet të jetë shprehur vetë Ashley Cole.

Leave a Reply