Napoli bën goditjen e madhe në sulm, merr talentin nigerian

0
16

Marrëveshja ishte arritur prej disa ditësh por tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Victor Osimhen është futbollisti më i ri i Napolit.

Me një tweet presidenti i të kaltërve Aurelio De Laurentiis i ka uruar mirëseardhjen sulmuesit nigerian duke mbyllur në këtë mënyrë telenovelën që zgjati gjatë gjithë muajit gusht.

Osimhen vjen nga Lille pas një sezoni shumë pozitiv me skuadrën franceze. Kartoni i tij i ka kushtuar Napolit 50 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit jugor ndërkohë që 21-vjeçari ka firmosur për 5 vite me Napolin me një pagë të lartë që varion nga 4 deri në 5,5 milionë euro plus bonuset.

Leave a Reply