Nainggolan ëndërron kthimin te Roma, Interi nuk pranon ta huazojë

0
338

Vendimi Radja Nainggolanit për t’u kthyer te Cagliari i la të gjithë të mahnitur, por në atë kohë dukej zgjidhja ideale për arsye personale. Mesfushori belg mund të befasojë përsëri  menjë lëvizje të papritur që pa dyshim do t’u pëlqejë ish-fansave të saj të Romës.

Sipas asaj që raportoi “Il Tempo”, Nainggolan po bën presion për t’u rikthyer në kryeqytet. Dashuria për ngjyrat verdhekuqe nuk ka vdekur kurrë, pavarësisht një ndarjeje që në atë kohë nuk ishte pa polemika.

Nainggolan asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për ta veshur atë fanellë përsëri. Massimo Cellino, president i Cagliarit, gjithashtu tha se ishte i bindur që historia midis “Ninjas” dhe Romës mund të jetojë një kapitull të ri.

“Sipas mendimit tim, ai do kthehet në Romë, është ëndrra e tij. Ai është i tërhequr nga qyteti, nga mjedisi. Radja është në gjendje t’u japë gjithçka.”

Kartoni i futbollistit zotërohet nga Interi dhe klubi zikaltër ka bër të ditur nuk ka asnjë qëllim që ta huazojë. Pas përfundimit të këtij sezoni, vlera e Nainggolanit do të jetë 19 milionë euro. Kush i dëshiron shërbimet e tij, duhet ta paguajë këtë shumë. Për një një 32 vjeçar nuk ëhstë një shifër e vogël, sidomos në këtë periudhë, thellësisht e ndikuar nga kriza ekonomike./SS

Leave a Reply