Mustafi nuk është në planet e Arsenalit, Topçinjtë i vendosin çmimin e largimit

0
475

Shkodran Mustafi nuk bënë pjesë në planet e skuadrës angleze Arsenal.

Qendërmbrojtësi shqiptar do të duhet të gjejë një skuadër të re në afatin kalimtar të verës, pasi trajneri Mikel Arteta nuk llogarit në shërbimet e tij.

28-vjeçari është kritikuar shumë në Angli si nga mediat ashtu edhe nga tifozët e Arsenalit për disa nga gafat këtë edicion.

Megjithatë Topçinjtë ia kanë treguar derën e largimit shqiptarit dhe tanimë i kanë vendosur edhe çmimin.

Arsenal është gati ta lejoj Mustafin të largohet nga Londra nëse vije një ofertë mbi 10 milionë euro.

Milani mbetet skuadra më e interesuar për kampionin e Botës me Gjermaninë me Rossonerët që mund të mbesin pa kapitenin Alessio Romagnoli.

Por edhe Roma vazhdon të monitorojë situatën e shqiptarit, pasi Chris Smalling do të largohet nga kryeqyteti italian.

Gjithsesi nuk përjashtohet mundësia që Mustafi të bëjë një rikthim edhe në Gjermani, me Hamburgun që nëse rikthehet në Bundesliga do të tentojë ta rikthejë Shkodranin në skuadër.

Leave a Reply