Mustafi dëshiron largimin nga Arsenal qysh në janar

0
39

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, Shkodran Mustafi, dëshiron largimin nga Arsenal.

Anëtari i Arsenal, Mustafi, duket se po shikon përpara për një aventurë të re në karrierën e tij prej futbollisti.

“Mirror” bën të ditur se Mustafi dëshiron të largohet nga Arsenal, si pasojë e mungesës së minutave, transmeton lajmi.net.

Mbrojtësi me pasaportën gjermane nuk ka pasur shumë minuta në dispozicion, e ky fakt duket se nuk do të ndërrojë as me Mikel Arteta në krye të stolit.

Mbetet të shihet nëse ndonjë skuadër do të ofrojë diçka për Shkodran Mustafin.

Leave a Reply