Muriqi, protagonist në ballinën e revistës së njohur “FourFourTwo”

0
414

Sulmuesi kosovar përfundoi në kopertinën e muajit shtator në versionin turk të revistës së njohur. Muriqi shihet me veshje elegante dhe me një top që e mban në duar teksa pozon para sfidave që e presin me Lazion dhe Kosovën

Vedat Muriqi është sot njëri prej futbollistëve më të mirë dhe më të famshëm shqiptarë, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi prizrenas e bëri një sezon të shkëlqyeshëm me Fenerbahçes dhe si rezultat u transferua në Lazio ditë më parë për 18 milionë euro.

Dhe, në pritje që t’i kalojë koronavirusi, për të debutuar në fanellën e “Biancocelesti”, përfaqësuesi kosovar ka përfunduar në ballinën e revistës së njohur “FourFourtTwo” në versionin e Turqisë.

26 vjeçari shihet si protagonist në kopertinën e muajit shtator në “FourFourTwo Turkey” i veshur me kostume elegante dhe me një top që e mban me duar.

Edhe vetë Muriqi e ka postuar këtë fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, më konkretisht në Instastory.

Futbollisti në intervistë flet për rrugëtimin e vështirë në karrierën e tij për arritur deri këtu ku është sot.

Muriqi i kishte realizuar 17 gola në sezonin e fundit me Fenerbahçen, ndërsa kishte shkëlqyer në kampionatin turk edhe në vitin paraprak me Rizesporin.

Vedati i mungoi Kosovës në ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve ndaj Moldavisë dhe Greqisë, ndërsa prezenca e tij tek “Dardanët” është vënë në dyshim edhe për muajin tetor, në ndeshjen jetësore ndaj Maqedonisë së Veriut, pasi ai rezultoi pozitiv dje me COVID-19. /Gazeta Express/

Leave a Reply