Muriq i jep fund serisë së jashtëzakonshme të Anglisë me penaltitë (VIDEO)

0
31

Pritja e mrekullueshme e Arijanet Muriqit në gjuajtjen e penaltisë nga Harry Kane i ka dhënë fund serisë së jashtëzakonshme të Anglisë me penaltitë.

Muriqi priti penaltinë e sulmuesit të Tottenhamit në minutën e 65-të të ndeshjes ku Anglia mposhti Kosovën 5 me 3 në kualifikimet për “Euro 2020”.

Kjo ishte penaltia e parë e humbur nga Anglia që kur David Beckham kishte huqur penaltinë ndaj Francës në Euro 2004. Anglia kishte shënuar 23 penalti rresht në ndeshjet ndërkombëtare.

Leave a Reply