Mourinho sfidon Ancelottin

0
421

Java e 33-të e Premier League mbyllet me sfidën Tottenham-Everton një duel që premton emocione dhe spektakël ku përballë do të jenë dy nga trajnerët më të mirë të historisë së futbollit modern Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.

Larg zonës Champions për momentin objektivi për Tottenham dhe Everton që ndahen nga një pikë në renditje është vendi i 7-të pozicioni i fundit që mund t’i kualifikojë në Europa League sezonin e ardhshëm. Mourinho ka shumë respekt për Ancelottin aq sa përpara kësaj sfide ka theksuar se do të thyejë rregullat e distancimit social dhe do t’i japë një përqafim trajnerit italian të Everton. Këtë takim do të keni mundësi ta ndiqni live në ekranin e Supersport në orën 21:00.

Nga La Liga ndërkohë do të transmetohen dy ndeshje  Levante-Real Sociedad dhe Sevilla-Eibar me sfidën e dytë që do të startojë në orën 22:00. Andaluzianët e Julen Lopeteguit me një fitore mund të blindojnë për momentin zonën Champions duke patur parasysh ndalesat e Villareal dhe Getafes.

Ndërkohë nëpërmjet kanalit Eurosport 2 në Digitalb në orën 20:30 do të keni mundësi të ndiqni edhe sfidën që ul siparin e Bundesligas për këtë sezon, takimin e kthimit të play out-it mes Heidenheim dhe Werder Bremen, me skuadrën e Milot Rashicës që ka nevojë për një barazim me gola për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman.

Leave a Reply