Mourinho merr lajmin e mirë, Kane gati për të zbritur në fushë

0
569

Harry Kanë qëndron jashtë fushe prej ditëve të para të janarit. Dëmtimi i bomberit dhe kapitenit të Tottenham, ishte i rëndë dhe skuadra e Jose Mourinhos e ka ndjerë shumë mungesën e tij.

Gjithsesi, 26-vjeçari ka lënë pas krahëve periudhën e errët dhe është rikuperuar. Kane sqaron gjendjen e tij dhe konfirmon se do të jetë gati të luajë në deklaratën e dhënë për Sky Sport UK.

“Ndodhesha mirë edhe përpara pezullimit të kampionatit, por tani jam rikuperuar plotësisht. Nuk e ndala stërvitjen gjatë kësaj kohe, jam përgatitur në seancat e zhvilluara online, por kam bërë edhe stërvitje shtesë për gjurin.

Javën e fundit jemi stërvitur individualisht në fushë me një anëtar të stafit teknik. Është ndjesi e bukur rikthimi i prekjes së topit. Unë do të jem gati për të luajtur kur të nisë  kampionati, qoftë pas një muaji, dy apo tre muajsh”, thekson Kane.  

Leave a Reply