Moldavi – Kosovë: Këto janë kuotat e bastoreve

0
481

Kombëtarja e Kosovës këtë të enjte do të luajë ndeshjen e parë të vitit 2020.

Kosova do të luajë ndaj Moldavisë, ndeshje kjo që zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve. Takimi do të luhet në Itali për shkaqe politike pasi Moldavia nuk e njeh Republikën e Kosovës.

Moldavia gjendet në pozitën e 175 në renditje të FIFA-s, me Kosovën që shihet si favorite e madhe në këtë takim.

Fitorja e Kosovës ka kuotën 1.44 derisa fitorja e mundshme e Moldavisë kap kuotën 8.00. Barazimi në këtë sfidë vlerësohet me kuotën 4.00, transmeton insporti.

Takimi mes Kosovës dhe Moldavisë luhet të enjten me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Stadio Ennio Tardini të Parmës.

Ky takim zhvillohet pa publik për shkak të pandemisë së koronavirusit. 

Leave a Reply