Milani në krye, Ibrahimovic nuk pyet për Napolin

0
390

Milani siguroi fitoren e radhës dhe vazhdon të kryesojë Serie A. Kuqezinjtë fituan 1-3 në një fushë të vështirë si ajo e Napolit, duke marrë tre pikët përballë një rivali direkt për titullin.

Heroi i “Djallit” është Zlatan Ibrahimovic me dy golat e realizuar, teksa ekipit të Gennaro Gattusos nuk i shërbeu rrjeta e Dries Mertens.

39-vjeçari zhblloki sfidën në minutën e 20-të nëpërmjet një goli shumë të bukur me kokë. Ibra i mori kohën Koulibaly pas një kros të The Hernandez dhe topi në rrjetë. Bomberi suedez sërish protagonist në minutën e 54-t.

Asist i Ante Rebic dhe finalizim i Ibrahimovic, i cili kryeson renditjen e golashënuesve më të mirë të Serie A me 9 gola. Dries Mertens rihapi takimin me golin e shënuar në minutën e 63-të, por Bakayoko u largua me të kuqe dy minuta më vonë.

Gjithçka u vështirësua për vendasit. Milani shfrytëzoi avantazhin numerik dhe realizoi golin e qetësisë në minutën e pestë shtesë. Autori Jens Hauge, me talentin norvegjez që gjeti golin e parë në Serie A.

E vetmja gjë negative e mbrëmjes së sotme është dëmtimi i Ibrahimovic. Lideri i Milanit pësoi një dëmtim muskulor dhe u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 79-të.

Leave a Reply