Milani me dy mungesa të mëdha për ndeshjen e sotme

0
346

Sot në 12:30 kundër Genoas, Milani nuk do të ketë të disponueshëm vetëm të skualifikuarin Ibrahimovic dhe Calabrian që nuk është ende gati për të luajtur.

Në vend të suedezit do të luajë Leao, ndërkohë që në krahun e djathtë dyshimet janë mes Dalos dhe Kalulus, me këtë të fundit lehtësisht të favorizuar.

Në prapavijë konfirmohen Tomori, Kjaer e Hernandez, ndërkohë që Benaccer e Kessie do të “mbajnë” mesfushën.

Treshja pas shpinës së Leaos do të përbëhet, nga Rebiç, Calhanoglus dhe Saelemakers.

Leave a Reply