Milani fiton edhe pa Ibrën, kryeson bindshëm kampionatin!

0
45

Milani nuk ndalet as pa Zlatan Ibrahimovic.

Kuqezinjtë vazhduan marshimin në krye të Serie A pasi triumfuan pastër 2-0 ndaj Fiorentinës në San Siro, sfidë e vlefshme për javën e 9-të duke regjistruar fitoren e 7-të në 9 takime. Golat e qëndërmbrojtësit Romagnoli dhe Franck Kessie me penallti në pjesën e parë ishin mëse të mjaftueshëm që Milani të ngjitej në kuotën e 23 pikëve, 5 më shumë se vendi i dytë për momentin.

Kuqezinjtë humbën edhe një tjetër 11-metërsh pasi fituan dy në pjesën e parë dhe të dytin Kessie e shpërdoroi por pa vënë në rrezik fitoren e Milanit. Skuadra e Piolit arriti të menaxhonte shumë mirë avantazhin deri në fund duke marrë tre pikë shumë të vlefshme ndërkohë që javën e ardhshme do të përballet me Sampdorian në transfertë. Në ndeshjen tjetër të orës 15:00 Bologna e Sinisa Mihajlovic mposhti 1-0 Crotonen me një gol të Roberto Sorianos në sekondat e fundit të pjesës së parë./SS

Leave a Reply