Milani e Juventusi, duel në distancë për spanjollin Dani Olmo

0
12

Emisarë të Milanit dhe Juventusit ishin të pranishëm në sfidën e Champions League mes Dinamo Zagrebit dhe Shakhtar Donesk për të vëzhguar nga afër “yjet” e të dyja skuadrave.

Objektivi kryesor i dy shoqërive italiane ishte 21-vjeçari spanjoll, Dani Olmo, i cili ka kohë që ndiqet nga klubet e Serisë A.

Në radhët e klubit kroat sytë u përqendruan edhe te Nikola Moro, por 21-vjeçari nuk arriti të shkëlqente. Gjithsesi, vëzhguesit e Milanit dhe Juventusit u përqendruan edhe te dy talentët brazilianë të Shaktarit, Marcos Antonio e Tete. Por në Zagreb nuk ishin të pranishëm vetëm italianët, pasi edhe klube si Borussia Dortmund, Bayern, Sevilla dhe Wolverhamptoni kishin të akomoduar përfaqësuesit e tyre.

Leave a Reply