Mike Tyson refuzoi plot 20 milionë dollarë për t’u ndeshur pa doreza

0
452

Pak kohë më parë, legjenda e boksit, Mike Tyson, lajmëroi se është gati të kthehet në ring, edhe pse është plot 54 vjeç.

Së fundi, mësohet se ish-kampioni i padiskutueshëm i peshave të rënda ka refuzuar një ofertë prej plot 20 milionë dollarë për t’u ndeshur në ring pa doreza.

Sipas “The Sun”, promotori  i kësaj disipline, David Feldman, ka tentuar dy herë për ta bindur kampionin për një duel me “grusht të thatë”, por pa sukses.

Burime të tjera pohojnë se “Iron Mike” nuk është i interesuar për të provuar një disiplinë të re dhe është i fokusuar vetëm në rikthimin e tij në boksin tradicional.

Leave a Reply