Messi nuk largohet automatikisht sezonin tjetër

0
334

Lionel Messi vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe pas vendimit të tij.

Lojtari më i mirë në botën e futbollit, Lionel Messi, ka vendosur që të qëndrojë te Barcelona edhe këtë sezon, por duke potencuar që dëshiroi largimin.

Gjithsesi, raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se ai nuk do të largohet në mënyrë automatike pas këtij sezoni, transmeton lajmi.net.

Messi do të dëgjojë ofertat e presidentit të ri në vitin 2021, për të vendosur më pas për të ardhmen.

Një projekt i ri te Barcelona, më bindës sesa ky i Josep Bartomeu, do ta bindte lojtarin për të mbyllur karrierën si ‘Blaugrana’.

Leave a Reply