Messi kërkon te largohet nga Barcelona, Munishi e “prezanton” te Ballkani

0
463

Dëshira e Lionel Messi që të largohet nga Barcelona ka nxitur reagimin e gjithë botës së futbollit

Kjo gjë nuk ka mbetur pa u komentuar edhe në Kosovë.

E një ndër ata që njihet për deklarata të tilla është edhe Ismet Munishi, i njohur me nofkën “baba”.

Duket se trajneri i njohur kosovar “guxon” të ëndërrojë që ai do të jetë në urdhra të tij.

E në këtë rast ai ka shpërndarë një fotografi të presidentit të Ballkanit, Arsim Kabashi ku shihet duke prezantuar legjendën e Barcelonës dhe futbollit në përgjithësi.

Sigurisht kjo ka bërë që fotoja e Ismetit menjëherë të bëhet virale në për vendet ku flitet shqip. /GazetaExpress

Leave a Reply