Messi kalon Mullerin dhe “shënjestron” Pelen

0
415

Barcelona arriti një fitore shumë të rëndësishme në transfertë kundër Juventusit, me rezultatin 0-2. Ndeshjen e vulosi i përhershmi Leo Messi në fundin e takimit, falë një penallti të shndërruar në gol.

Goli i shënuar nga ai përveçse konfirmoi fitoren e katalanasve ka dhe një peshë tjetër për lojtarin, pasi tashmë ai është në vendin e katërt të golashënuesve të të gjithë kohërave. Kujtojmë se 33-vjeçari ishte në të njëjtën kuotë golash me legjendën e Gjermanisë, Gerd Muller, por tashmë Leo ka një gol më shumë se ai.

Në listën e 15 golashënuesve më të mirë janë vetëm tre lojtarë që luajnë ende. Bëhet fjalë për sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic, i cili renditet në vendin e 11 me 552 gola të shënuar në karrierën e tij. Në vendin e katërt gjejmë tashmë Leo Messin, i cili ka shënuar 721 gola. Sigurisht nuk mund të mungonte Cristiano Ronaldo që renditet në vendin e dytë me 742 gola të shënuar.

Lista e golashënuesve më të mirë në histori: 
1. Pele -767 gola
2. Cristiano Ronaldo – 742 gola;
3. Romario – 734 gola;
4. Lionel Messi – 721 gola;
5. Gerd Muller – 720 gola;
6. Ferenc Puskas – 706 gola;
7. Josef Bican – 636 gola;
8. Eusebio – 615 gola;
9. Ferenc Deak – 558 gola;
10. Artur Friedenreich – 554 gola;
11. Zlatan Ibrahimovic – 552 gola;

Leave a Reply