Messi humbet mundësinë për Këpucën e Artë, kështu qëndron renditja

0
411

Lionel Messi ka përfunduar sezonin me 25 gola në La Liga.

Ylli argjentinas shënoi dy herë në fitoren 5:0 të Barcelonës ndaj Alaves, në ndeshjen e xhiros së fundit të sezonit 2019/2020.

Me 25 gola të shënuara, Lionel Messi humb mundësinë për Këpucën e Artë të Evropës, duke u renditur vetëm i pesti.

Robert Lewandowski renditet në vendin e parë me 34 gola, por mund të arrihet nga Ciro Immobile dhe Cristiano Ronaldo, pasi në Serie A kanë mbetur edhe katër xhiro për t’u zhvilluar.

Renditja për Këpucën e Artë:

Robert Lewandowski | Bayern Munich | 34 gola

Ciro Immobile | Lazio | 29 gola

Cristiano Ronaldo | Juventus | 28 gola

Timo Werner | RB Leipzig | 28 gola

Lionel Messi | Barcelona | 25 gola./Lajmi.net

Leave a Reply