Mesi dhe Ronaldo në një ekip? Portugezi drejt Barcelonës

0
517

Ëndrra e shumë tifozëve për të parë Leo Mesin dhe Kristiano Ronaldon në një ekip, ka mundësi të realizohet për sezonin e ardhshëm.

Prej kohësh qarkullojnë lajme se Ronaldo mund të largohet nga Juventusi për të kaluar në një ekip tjetër. Pikërisht për këtë arsye emri i tij para pak ditësh u lidh me PSG-në.

Megjithatë tani eksperti spanjoll i futbollit, Gilem Balange, raporton se portugezi i është ofruar Barcelonës nga agjenti Zhorzh Mendes. Ky i fundit thuhet se prej kohësh është në kërkim të një skuadre për portugezin dhe mendohet se ia ka ofruar Barcelonës.

Raportohet që edhe Juventusi dëshiron të shpëtojë nga rroga e lartë e lojtarit, duke parë edhe krizën në skuadër, të krijuar për shkak të pandemisë.

Leave a Reply