Mbrojtësi anglez largohet nga Manchester City?

0
381

Mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones, nuk është në planët e trajnerit Pep Guardiola. Tekniku spanjoll e ka dhënë dritën e gjelbër për largimin e anglezit.

Futbollisti 26 vjeçar është afër transferimit te ish-skuadra e tij, Everton, e ku prej aty u transferua te Manchester City me shifrën rreth 55 milionë euro.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka shprehur interesim për lojtarin duke bërë që drejtuesit e klubit të nisin menjëherë negociatat për mbrojtësin anglez.

Stones shihet si zëvendësues i mbrojtësit Jerry Mina i cili pritet të kalojë nga Evertoni te klubi spanjoll, Valencia. 

Leave a Reply