Mblidhen 31 nënshkrime për ta shkarkuar kryetarin e klubit të FC Lirisë

0
231

Anëtarët e Kuvendit të KF “Liria” kanë nënshkruar kërkesën për Mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit të KF “Liria.

Në këtë kërkesë thuhet” “bazuar në statutin e KF “Liria” ne anëtarët e Kuvendit të poshtë nënshkruar kërkojmë që Bordi udhëheqës i KF “Liria” ta thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Klubit, bazuar në statutin e Klubit.

Ndër shkaqet që përmenden në kërkesë janë:

“Gjendja e rëndë që po kalon Klubi ynë i qytetit, si pasojë e rënies nga superliga në ligën e parë, e që për këtë nuk dha asnjë shpjegim, pastaj largimi i donatorëve dhe lojtarëve që pothuajse për çdo ditë po largohen nga Klubi.

Fakti që donatori kryesor i Klubit (Komuna) ka hequr dorë nga financimi i Klubit si pasojë e keq menaxhimit. e që tash edhe më shumë do të rëndohet gjendja në Klub, si pasojë e kësaj gjendjeje të rëndë financiare disa nga stafi dhe trajnerët e Klubit, mbi 5 muaj janë pa paga

Fakti që në shkollën e futbollit për çdo ditë po thellohet kriza financiare si pasojë e ikjes së nxënësve dhe trajnerëve nga Shkolla e futbollit Liria dhe shkuarjes së tyre në shkollat tjera.

Fakti që Bordi udhëheqës i KF “Liria” nuk e ka thirr asnjë mbledhje  të Kuvendit të Klubit duke bërë shklelje të statutit të Klubit ( Me statut të Klubit parashihen të mbahen dy mbledhje gjatë vitit kalendarik)

Në kërkesë përmendet edhe fakti që Komisioni i Kuvendit të Komunës së Prizrenit për Monitorimin dhe Mbikëqyrjen e subjekteve përfituese , rekomandon që Klubi të mbaj mbledhje të Kuvendit lidhur me të ardhmen e saj ndërsa Bordi udhëheqës nuk e ka përfillur këtë rekomandim, tregon se në Bord është instaluar një menaxhment joadekuat që vazhdon ta degradoj Klubin duke e shndërruar nën një udhëheqje autoritare dhe mospërfillëse.

Bazuar në këto fakte, thuhet në fund të kërkesës, kërkojmë që urgjentisht nga Kryesia dhe Bordi Udhëheqës i Klubit të Futbollit “Liria”  thirrjen e mbledhjes se jashtëzakonshme të Kuvendit të KF “Liria”

Pika e vetme e rendit të ditës “Shkarkimi i kryetarit të KF “Liria””.

Gjithashtu të nënshkruarit e kërkesës për Mbledhje të jashtëzakonshme pohojnë se “sipas Auditorit të brendshëm  ka të gjetura  se ka shume parregullsi në lidhje me shpenzimet e parave të dhëna si donacion nga Komuna”

Leave a Reply