Marseille mund ta shesë këtë verë Thauvinin

0
413

Florian Thauvin është një çështje e nxehtë te Marseille.

Presidenti Jack Eyraud ka premtuar qëndrimin e sulmuesit për sezonin e ri ku do të luajnë edhe në Champions, por nga ana tjetër problemet ekonomike dhe gjoba nga UEFA për shkeljen e Fair Play Financiar mund ta detyrojnë klubin të ndërmarrë një tjetër vendim.

Për më tepër, Thauvin ka vetëm një vit kontratë dhe nuk ka gjasa të rinovojë bashkëpunimin, ndaj shitja e tij në verë mund të mbushë arkën e klubit me të paktën 20 milionë euro.

Leave a Reply