Mancini publikon listën për eliminatoret, penalizon dy futbollistë të talentuar

0
29

Roberto Mancini ka publikuar listën me 26 futbollistë të cilët do t’i vihen në dispozicion nga dita e hënë, për të përgatitur ndeshjet eliminatore të Euro 2020-ës, përkatësisht kundër Armenisë më 5 Shattor dhe kundër Finlandës 3 ditë më vonë.

Reklamo ne 04online

Vihet re në listë që tekniku italian ka preferuar të grumbullojë 4 portierë, ndërsa ka lënë jashtë dy talentet Moise Kean dhe Nicolo Zaniolo, për shkak të sjelljes së tyre të pahijshme në grumbullimin me Italinë U21.

Sa i përket sulmit, vazhdon të thirret edhe pas transferimit në Kinë, Stefan El Sharaëi, ndërsa nuk është grumbulluar sulmuesi i Interit, Matteo Politano. Jashtë vijon të mbetet edhe Mario Balotelli.

Ja lista e plotë e futbollistëve që ka grumbulluar Mancini:
Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Pierluigi Gollini (Atalanta), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino)

Mbrojtës: Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Mattia De Sciglio (Juventus), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Roma), Armando Izzo (Torino), Gianluca Mancini (Roma), Luca Pellegrini (Cagliari), Alessio Romagnoli (Milan)

Mesfushorë: Nicolò Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Frello Filho Jorge Luiz Jorginho (Chelsea), Lorenzo Pellegrini (Roma), Stefano Sensi (Inter), Marco Verratti (Paris Saint Germain)

Sulmues: Andrea Belotti (Torino), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Fiorentina), Stephan El Shaarawy (Shangai Shenhua), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Kevin Lasagna (Udinese)./SS

Leave a Reply