Mancini beson se Kombëtaret e mëdha s’duan të luajnë kundër Italisë në EURO

0
31

Roberto Mancini nuk është i sigurt nëse Kombëtaret rivale janë të shqetësuara për Italinë para Kampionatit Evropian 2020, mirëpo ai ndien se shumë Kombëtare mund të preferojnë t’i shmangen ndeshjeve kundër Italisë në këtë turne.

Kombëtarja e Italisë e kompletoi një kampanjë të përsosur kualifikuese për EURO 2020 në Grupin J, duke e mposhtur me rezultat të thellë 9:1 Armeninë në Palermo të hënën, transmeton Gazeta Express.

Përderisa paraqitjet mbresëlënëse të italianëve kanë bërë që ata të jenë në mesin e favoritëve për turneun e verës së ardhshme, Mancini beson se ka Kombëtare të tjera që janë para Italisë në rritjen e tyre.

“Nuk e di nëse ata janë të shqetësuar apo jo. Mendoj se ata janë më të fortë pasi që janë një hap përpara nesh në planin e tyre. Franca e nisi projektin para disa viteve, arriti në finale të EURO e pastaj e fitoi Kupën e Botës. Ata janë të rinj dhe janë ndër më të fortit. Kjo vlen edhe për Spanjën”, ka thënë Mancini.

“Belgjika ka prodhur shumë talente të jashtëzakonshme gjatë pesë apo gjashtë vjetëve të fundit, e pastaj edhe Anglisë. Të gjitha këto skuadra e kanë nisur projektin e tyre para neve”.

“Por, Italia ka histori të mrekullueshme. Nuk mendoj se ndonjëra prej tyre do të luante lehtësisht kundër Italisë. Ndoshta ata s’janë të frikësuar, por do ta preferonin një kundërshtar tjetër e jo Italinë”.

Italia shihet si njëra ndër favoritet për t’u shpallur kampione e Evropës verën e ardhshme, bashkë me Belgjikën, Anglinë, Spanjën, Francën dhe Gjermaninë.

Leave a Reply