Manchester City ofron kushte të përsosura për Messin

0
403

Pablo Zabaleta beson se ish-bashkëlojtari i tij në Kombëtaren e Argjentinës, Lionel Messi, do të përshtatej shumë mirë në Manchester City dhe se skuadra e Pep Guardiolës ofron kushte të përsosura për të.

Ish-mbrojtësi i djathtë i City beson se kapiteni i Barcelonës, të cilit i mbaron kontrata me klubin në verë, do të përshtatej shumë shpejt në skuadrën e Premierligës, transmeton Gazeta Express.

Messi nuk ka vendosur ende për të ardhmen, por as nuk ka nisur bisedime për ta vazhduar marrëveshjen me klubin katalonas dhe mund të largohet falas në verë.

“Leo ka qenë në La Liga për shumë, shumë vjet dhe mendoj se do të ishte atraksion shumë i madh për të për ta provuar futbollin anglez”, tha Zabaleta të dielën për Mirror Sport.

“Manchester City ofron kushte të përsosura. Ai e njeh Pepin shumë mirë, ai i njeh drejtorin sportiv Txiki Begiristain dhe shefin ekzekutiv Ferran Soriano, si dhe Sergio Agueron”, shtoi ai.

“Do të ishte vendim i madh nëse Leo largohet nga Barcelona. Por nëse ai e do këtë gjë atëherë do të ishte mirë të shkojë në një klub në të cilin ka njerëz që i ndihmojnë të rehatohet”.

Leave a Reply