Lukaku zgjon interesim te klubet angleze

0
374

Premier League fillon të “trokasë” në derën e Interit. Romelu Lukaku është objekti i dëshirave i shumë klubeve britanike të cilët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për ta rikthyer përsëri gjigantin belg në ishull.

Sipas prestigjiozes angleze, “The Sun” pas Manchester Cityt tani në garë për të fituar shërbimet e bomberit të Interit është futur dhe Chelsea. Klubi londinez ka gjetur tek sulmuesi belg profilin e lojtarit për idenë e lojës perfekte për skemat e Tuhelit, transmeton “Panorama”

Chelsea do ta dëshironte ta rikthente Lukakun të riveshë fanellën blu pas 7 vitesh ku sipas prestigjiozes britanike “The Sun” pritet të ofrojnë më shumë se 90 milionë paund.

Lukaku është gjithmonë në qendër të projektit të Antonio Contes tek Interi dhe vështirë që trajneri zikaltër ta lërë kaq lehtë të lirë bomberin belg.

Leave a Reply