“Llugë” në stadiumin e Prizrenit, tetë skuadra luajnë si vendase

0
11

Skuadrat e Kosovës nga ligat më të ulëta po e vujan mungesën e stadiumeve të tyre.Por më keq po e pësojnë skuadrat e mëdha, ku janë të detyruara të gjejnë hapësira edhe për skuadrat e tjera në stadiumin e tyre.

Stadiumi i qytetit të Prizrenit, “Përparim Thaqi” është i stërngarkuar nga ndeshjet e shumta që zhvillohen brenda javës atje.

Në impiantin e Lirisë me bari artificial zhvillojnë ndeshjet si vendas gjashtë skuadra të seniorëve dhe dy të juniorëve.

Përveç Lirisë, në “Përparim Thaqi” ndeshjet si vendas i luajnë edhe Opoja, Vëllazëria, Drini i Bardhë, A&N, Lidhja e Prizrenit si dhe ekipet e të rinjve të Lirisë dhe Lidhjes së Prizrenit

Kjo ka bërë që në këtë stadium të zhvillohen ndeshje nga dita e Premte deri të Hënën çdo javë, e ndonjëherë edhe nga dy ndeshje në ditë.

Këto ndeshje nuk i kanë ndalur as edhe punimet që zhvillohen aty qe disa vite, pasi stadiumi është duke u rindërtuar.

Leave a Reply