Liverpuli nuk njeh rivalë, triumf ndaj kundërshtarëve historikë dhe +16 që në janar/ VIDEO

0
47

Kampionati anglez i futbollit është mbyllur praktikisht që në muajin janar sa i përket luftës për titull dhe kush kishte ndonjë dyshim, e ka shuar sot me fitoren 2-0 të Liverpulit ndaj rivalëve historikë të Mançester Junajtid.

Në një ndeshje të dominuar thuajse tërësisht nga skuadra e Klop, ka ardhur fitorja e 21-të e këtij sezoni në 22 të luajtura ku tjetra është një barazim. Skuadra e cila nuk ka njohur ende shijen e humbjes në kampionat, ka çuar në +16 diferencën nga Mançester Siti i vendit të dytë dhe tashmë të gjithë e cilësojnë të mbyllur çështjen e titullit kampion në Angli.

Gjithçka erdhi pas një ndeshje të luajtur thuajse në perfeksion nga Liverpuli që krijoi lojë dhe raste para portës kundërshtare duke tundur shpejt rrjetën me Van Dajk pas një goditje nga këndi. Në pjesën e dytë, Mançester Junajtid u mundua të dilte më shumë në sulm, por e kishte të vështirë të gjente hapësira të vogla përballë Allison.

“Djajtë e kuq” arritën vetëm në minutat e fundit të diktonin ritmin e tyre duke iu afruar shpesh golit të barazimit, por u goditën në minutën e tretë shtesë nga Salah, i cili me një kundërzbritje të shpejtë, duke gjetur të pavendosur mbrojtjen kundërshtare, çoi topin në rrjetën e De Gea.

Tanimë të gjithë presin me shumë kuriozitet të shohin se si do të vijojë ky sezon për Liverpulin ku duket se ekipi i Klop është në luftë me vetveten duke synuar të thyejë rekorde të njëpasnjëshme. /vipsport.al/

Leave a Reply