Liverpooli liron katër lojtarë, por jo edhe Wijnaldumin

0
324

Liverpooli ka vendosur që t’i lirojë katër lojtarë, duke mos u vazhduar kontratën.

Por, The Reds nuk kanë njoftuar se Georginio Wijnaldum është liruar ehe pse kontrata i skadon në fund të këtij muaji.

Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë duke luftuar për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit holandez, derisa Liverpooli ende mbanë shpresa tek ai.

Klubi anglez ka liruar katër lojtarët si, Liam Coyle, Joseph Hardy, Abdi Sharif dhe Jack Ëalls.

Edhe pse pritej që në këtë listë të ishte edhe Wijnaldumi, Liverpooli ende po tenton të bind lojtarin që të vazhdojë kontratën.

Barcelona ka kohë që po interesohet për lojtarin, gjersa PSG i ka bërë me dije holandezit se do t’ia dyfishojnë pagën nëse kalon në Parkun e Princave./Telegrafi

Leave a Reply