Liverpool i jep leksion Arsenalit, Man. City i qetë drejt titullit

0
30

Në “Emirates” u luajt një nga sfidat më të rëndësishme të javës së 30 të Premier League ku Liverpool dominoi Arsenalin me rezultatin 3-0. Ishte një prove e madhe ajo e “The Reds” të cilët dhanë sinjale të forta të ringritjes dhe rifutjes në garë për një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Golat erdhën në fraksionin e dytë të lojës me Diogo Jota në 64’ fillimisht dhe më pas Salah në 68’ dhe sërish Jota në 68.

Me këtë humbje Arsenali pothuajse shuan shpresat për një vend mes 4 më të mirëve dhe duhet të përqëndrohet në Europa League, transmeton oranews.

Nga ana tjetër një tjetër sfidë, Leicester-Man. City i dha goditjen e fundit çështjes së titullit me Citizens që triumfuan 2-0 dhe pothuajse prekin titullin kampion.

Leave a Reply