Liverpool, Chelsea dhe Real Madrid gati për spektakël

0
52

Top ligat evropiane janë rikthyer pas pezullimit të tre mujor, shkak pandemisë koronavirusi dhe tashme janë duke zhvilluar fazën finale të sezonit.

Në Premierligë, do të zbret në fushë Liverpool, që janë dy fitore larg titullit të parë pas 30 vitesh, por i duhet të përballen me një kundërshtarë asapak të lehtë si ekipin lokal të Evertonit.

Takimi do të zhvillohet në stadiumin ‘Goodison Park’, në ndeshjen që nis nga ora 20:00.

Një ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Aston Villas dhe Chelseas, që luhet me fillim nga ora 17:15.

Në La Liga, Real Madrid ka një mundësi të artë për të barazuar Barcelonën me pikë në renditjen tabelare, por për ta bërë këtë, duhet të mposht Real Sociedadin në udhëtim, në një sfidë që nuk pritet të jetë aspak e lehtë.

Për tifozët e futbollit italian, Serie A sot vjen me dy ndeshje, me Inter që pret Sampdorian, dhe Atalanta që luan me Sassuolon.

Leave a Reply