Liria shënon fitore dhe merr kryesimin e tabelës

0
63

Para pak minutash ka përfunduar ndeshja futbollistike ndërmjet Lirisë së Prizrenit dhe skuadrës Dardana nga Kamenica, me rezultat minimal në favor të vendasve.

Momenti vendimtar i takimit të sotëm në “ Përparim Thaçi” ishte ai i fillimit të pjesëlojes së dytë, ku skuadra prizrenase shënoi përmes , Jasmin Muhoviq, goli i të cilit vendosi edhe epilogun përfundimtar të këtij ballafaqimi.

Me këtë fitore, prizrenasit pas 8 xhirove i prijnë tabelës së klasifikimit me 19 pikë të grumbulluara, 2 më shumë se ndjekësi më i afërt KF “ Istogu” dhe tre më shumë se Malisheva e cila radhitet e treta./TvPz

Leave a Reply