Liria kthen Memajn e Mustafën, rinovon me Gashin

0
519

Drejtues të KF Liria, të premten kanë nënshkruar me Blendi Memajn, Ilir Mustafën e Qëndrim Gashin, thuhet në njoftimin e klubit të futbollit nga Prizreni, transmeton 04 Online.

“Derisa dy të parët rikthehen nga ‘kurbeti’ në folenë e tyre pas një viti, Gashi ka vazhduar bashkëpunimin me ‘bardhezinjtë’.
Për mesfushorin Ilir Mustafa, ishte gëzim i dyfishtë, pasi në këtë ditë festoi edhe ditëlindjen.
‘Premtojë punë dhe angazhim, në mënyrë që Liria të rikthehet, aty ku e ka vendin’, ka thënë Blendi Memaj, pas arritjes së marrëveshjes.
Të lumtur për marrëveshjen ishin edhe Qëndrim Gashi e Ilir Mustafa.
‘Me këto prurje dhe rinovimin, besoj jemi në rrugë të mirë të përmbyllim zbrazëtirat që kemi’, ka thënë Qemal Krasniqi, kryetar.
Ai, ka thënë se ditët në vijim priten edhe risi tjera”, thuhet në njoftim./04 Online

Leave a Reply