Liria kryen testet për Covid-19, të gjithë rezultojnë negativë

0
435

Të enjten KF Liria (ekipi i parë) dhe ekipi i femrave kanë kryer teste për Covid 19.

Lajmi i mirë është se të gjithë futbollistët si dhe stafi teknik e administrata bashkë me ekipin e femrave, kanë rezultuar negative.
Liria, është ndër klubet e pakta (pos atyre që janë përfaqësuar në gara europiane) të futbollit në Kosovë që ka kryer teste për Covid 19, në edicionin 2020/21.

‘Padyshim që është lajm i mirë.Pas kontrollimit mjekësor që kemi bërë në QKMF ditë më parë, dje me ndihmën e QRSHP-së, kryem edhe testet për Covid 19, dhe rezultati është ngazëllyes.Të gjithë janë mirë me shëndet. Nuk kemi asnjë të infektuar’, ka thënë kryetari klubit, Qemal Krasniqi, që ka falenderuar QKMF për kontrollet mjekësore dhe drejtorin e QRSHP-së në Prizren, z.Fadil Kryeziu me stafin e tij, për mundësinë e testimeve për Covid 19.

Leave a Reply