Leeds United siguroi rikthimin në Premier League pas 16 vitesh mungesë

0
490

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit në Championship, Leeds United siguroi rikthimin në Premier League pas 16 vitesh mungesë, në një sezon të dominuar totalisht me 26 fitoren, 9 barazime e 9 humbje.

Nën drejtimin e argjentinasit të njohur Marcelo Bielsa, Leeds ushtroi një futboll shumë argëtues, ndërsa tani të gjithë tifozët e skuadrës nga “Elland Road” janë dashuruar plotësisht me “El Locon”.

Pikërisht për këtë arsye në Leeds kanë vendosur që një rruge t’i vendosin emrin e trajnerit argjentinas dhe që prej muajit të ardhshëm rruga që lidh qendrën tregtare Leeds Trinity me rrugën tregtare, do të quhet Marcelo Bielsa.

Leave a Reply