Lazio i gëzon kosovarët, lejon Vedat Muriqin, që të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës

0
400

Ekipi i Lazios më në fund ka vendosur që ta lërë Vedat Muriqin, që të paraqitet me Kombëtaren e Kosovës.

Këtë lajm e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit italian, transmeton Indeksonline.

Deri sot, Lazio nuk e lejoi Muriqin që të vinte te Kombëtarja e Kosovës, por insistimi i Muriqit që të jetë patjetër ka bërë që ta  bindë klubin italian.

Kombëtarja e Kosovës, do t’i luajë 3 ndeshje gjatë muajit tetor, ku më e rëndësishmja është ajo e 8 tetorit kundër Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply