Lautaro: Messi më i miri në botë, mirënjohës Zanettit

0
299

Sezoni europian i Interit fillon të mërkurën, me sfidën e Championsit përballë Borussias së Monchengladbachut. Me këtë rast, UEFA ia ka rezervuar një hapësirë të veçantë në faqen e saj Lautaro Martinezit, i cili, fillimisht kujtoi si tifoz suksesin e trefishtë të zikaltërve thuajse një dekadë më parë.

“Mbaj mend që pashë finalen e Ligës së Kampionëve në Argjentinë, me familjen time. Një fitore shumë e rëndësishme për klubin, domethënëse për ne, duke qenë se kishte shumë argjentinas luanin me Interin”.

Për Javier Zanettin: “Është shumë i rëndësishëm për ekipin, ai na bën të ndihemi pjesë të klubit.  Javier më ndihmoi me gjuhën kur mbërrita, do t’i jem gjithmonë mirënjohës”.

Admirimi për Messin: “E kam thënë edhe më herët dhe po e përsëris tani dhe do ta përsëris edhe në të ardhmen: është lojtari më i mirë në botë. Gjithmonë një hap para të tjerëve dhe e sheh lojën ndryshe”.

Për vendlindjen e tij: “Në Argjentinë ka shumë pasion, përkushtim dhe zemër dhe kjo është ajo që ne futbollistët përpiqemi ta sjellim në fushë. Së pari, vjen talenti, pastaj vendosmëria, e cila përdoret për të luftuar të gjitha pengesat në rrugë”./SS/

Leave a Reply