Laura Fazliu kalon në çerekfinale

0
372

Xhudistja kosovare po vazhdon ëndrrën për medalje në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Laura Fazliu ka kaluar në çerekfinale të këtij kompeticioni pasi që në raundin e dytë mposhti holandezen Juul Franssen.

Fazliu, në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, e nisi raundin e parë kundër xhudistes gjermane Dena Pohl, dhe e vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, duke e eliminuar holandezen Franssen.

Në çerekfinale, Fazliu pret rusen Daria Davydova.

Leave a Reply