Lajm i mirë, Bale s’luan kundër Shkëndijës në Europa League

0
320

Shkëndija e Tetovës do të përballet me Tottenhamin në kuadër të rrethit të tretë eliminator në Ligën e Evropës në mesjavën e ardhshme.

Pas Milanit, klubi i madh shqiptar tani nuk ka pasur fat të lehtë kundër Tottenhamit në këtë fazë.

Ernest Gjoka, trajneri i Shkëndijës nuk do ta ketë aspak të lehtë kundër skuadrës së Jose Mourinhos.

Megjithatë, një lajm i mirë për Gjokën është se përforcimi i ri i Tottenhamit, Gareth Bale nuk do të luajë kundër Shkëndijës.

Bale do të mungojë të paktën katër javë shkaku i lëndimit. Ndryshe, Bale ka arritur tashmë në Londër, por që ende nuk është zyrtarizuar. 

Leave a Reply