‘Kurrë mos thuaj kurrë’, Gianni De Biasi tregon nëse do ta drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës

0
58

Trajneri legjendar i Shqipërisë, Gianni De Biassi ka qenë i ftuar së fundmi në një studio televizive në Shqipëri.

‘Timonieri’ italian i cili drejtoi kuqezinjtë drejt kualifikimit në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, do të mbahet mend gjatë nga populli shqiptar, raporton Zëri.info transmeton 04 Online.

Fillimisht, ai u ndal të flite për ndeshjen e yjeve që u organizua ditë më parë për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Prisja më shumë tifozë në ndeshjet që bëmë për bamirësi për familjet e prekura nga tërmeti, besoj se nuk ju bë publiciteti i duhur këti eventi”, ka thënë De Biasi.

Tutje, De Biasi iu përgjigj edhe pyetjes se nëse do ta drejtonte Përfaqësuesen e Kosovës në një të ardhme të afërt:

“Përsa i përket pyetjes nëse do drejtoj ndonjëher në të ardhmen kombëtaren e kosovës mendoj se kosova ka shumë lojtar të talentuar, dhe do të thoja se kurrë mos thuaj kurrë”.

Leave a Reply